Edhe Kaçaniku “bëhet” Amerikë

Vendosen flamuj të Amerikës në urën në dalje të Kaçanikut

Gjatë ditës së sotme me flamuj të Amerikës janë mbuluar dy anët e urës në dalje të Kaçanikut. Ende nuk dihet se nga kush po vendosen këta flamuj.

Përplot me flamuj të Amerikës dje janë mbushur edhe sheshet e Prishtinës. Kujtojmë se simbolet e shtetit amerikan po vendosen në disa vende të Kosovës një ditë para se të votohet në Kuvend transformimi i FSK-së në ushtri.

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Në rend dite do të jetë shqyrtimi i tri projektligjeve: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00.

Sot Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur se votimi i nesërm në Kuvend i tri ligjeve të FSK-së për trasformimin në ushtri të Kosovës është historik për Kosovën.

Back to top button