Anglezët investojnë për klubin mitrovicas

Anglezët investojnë për klubin mitrovicas

Një ditë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit të Klubit Futbollistik Trepça 89 me një kompani kineze, sot edhe Klubi Trepça konfirmoi bisedat serioze me një kompani angleze të interesuar për të investuar në klubin nga Mitrovica.

Trepça ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka marrë pjesë edhe ish futbollisti i famshëm anglez, Braian Din si përfaqësues i kompanisë angleze të interesuar për të investuar në klubin Trepça.

Zyrtarët e Trepçës thanë se bashkë me ish futbollistin Din kanë pasur takime me zyrtarët komunal dhe kanë inspektuar stadiumin dhe vende në të cilat në të ardhmen mund të ndërtohet kompleksi sportiv i klubit.

Përfaqësuesit e klubit nga Mitrovica u shprehën se ekzistojnë gjasat reale për jetësimin e këtij bashkëpunimi, por akoma nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim./21Media