Konfirmohet pjesëmarrja e Kidës në festivalin “Sunny Hill”

Konfirmohet pjesëmarrja e Kidës në festivalin “Sunny Hill”

Këngëtarja e mirënjohur, Orhidea Latifi- Kida do të interpretoj në festivalin “Sunny Hill” që këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë, shkruan rtv21.tv

“Ka për të qenë diçka speciale, mos e humbisni këtë ‘Sunny Hill Festival'”, ka shkruar Kida në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Its about to be special, Don’t miss this @sunnyhillfestival 🌸💕🔥

A post shared by KIDA (@kida) on

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare.

“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore.

Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj./21Media