Veshi 8 kilogramë rroba

Veshi 8 kilogramë rroba

Një burr skocez doli me një zgjidhje gjeniale për të shmangur pagesës së bagazhit me kilogramët e tepërt në një fluturim kthimi nga Franca.

John Irvine, 46 vjeç vendosi të veshte tetë kilogramë rroba nga valixheja në vend që të paguante tarifën e peshës, transmeton rtv21.tv.

Ai duhej të paguante 12 dollarë për kilogram, që do të thotë se pasagjeri do të duhej të paguante 96 dollarë për bagazhin.

E gjithë kjo u xhirua nga djali i tij, Josh i cili tregon atë ndërsa ai vesh këmishë pas këmishe para stafit të kontrollit në aeroportin e Nicës të premten mbrëma.

Babai përfundon me rreth 15 këmisha përpara se bagazhi të arrijë për pranim.

Josh e postoi videon në Twitter ku edhe u bë virtuale, duke tërhequr më shumë se gjysmë milion shikime dhe 28,000 pëlqime./21Media