Shefi i Qeverisë ka dhuruar 500 euro

Shefi i Qeverisë ka dhuruar 500 euro

Ende po vazhdon aksioni për ndihmë për shërimin e Aurora Krasniqit, 18 vjeçares që u diagnostifikua me sëmundjen e leukemisë Acute Lymphoblastike. Ajo është dërguar për shërim në Turqi ku edhe i duhen para shtesë për shërimin nga kjo sëmundje.

Këtë aksion e ka mbështetur edhe i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj i cili i ka dhuruar 500 euro për shërimin e saj.

Kjo u bë e ditur përmes deputetit Labinot Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili është inciatori për mbledhjen e fondeve.

“Edhe kryeministri, Z.Ramush Haradinaj. ndihmoi Aurora Krasniqi! Është shumë e rëndësishme që të realizohet mobilizimi në diçka të mirë! Në këtë rast, jam shumë krenarë që dhe elita politike, normalisht me mundësitë e veta, i’u janë bashkuar aksionit; ta ndihmojmë, Aurora Krasniqin. Familja Krasniqi dhe ne, të jemi mirënjohës, Z.Kryeministër. Faleminderit për donacionin (500)EURO) Vazhdojmë aksionin”, ka shkruar deputeti në llogarinë e tij.

Kujtojmë se para ca ditësh,  aksionin e ka ndihmuar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili ka dhuruar 20 mijë euro, për shërimin e saj.

Më parë kontribuan edhe deputetët Daut Haradinaj, Bekim Berisha, Bekë Berisha, Gani Dreshaj, kryparlamentari Kadri Veseli dhe minstrja Albena Reshitaj. E iniciativën e Labit e përkrahen edhe shumë qytetarë dhe këngëtarë./21Media