Edhe kultura duke pritur buxhetin 2020!

Ministria e kulturës: Me aprovimin e buxhetit të shtetit do të aprovohen programet

Situata politike në Kosovë po ndikon edhe në institucionet e kulturës në vend. Pavarësisht se jemi në mes të muajit janar, institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës ende nuk u është aprovuar programi për vitin 2020. Edhe pse shumica prej tyre kanë dorëzuar planifikimet programore, në Ministrinë e Kulturës thonë se ato nuk mund të aprovohen pa miratimin e buxhetit të Republikës së Kosovës. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të kulturës thonë se do të rrezikojnë dhe do të fillojnë zbatimin e programeve.(E përgaditi- Abaz KRASNIQI)./21Media

 

Back to top button