Ekipet gjigante po e kërkojnë Muriqin

Ekipet gjigante po e kërkojnë Muriqin

Lojtari kosovar i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, i cili filloi sezonin si sulmues në po këtë ekip, ua zgjoi vëmendjen e ekipeve gjigante. Pas Muriqit janë vënë Manchester United dhe Atletico Madrid.

Vëmendje të madhe mori në ndeshjen me Republikën Çeke për kualifikime për Euro2020. Madje, Man United dërgoi skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin e kombëtarës së Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian./21Media