Halimi nuk do të luaj kundër Malit të Zi

Halimi nuk do të luaj kundër Malit të Zi

Kosova dje ka pësuar humbjen e parë në fazën kualifikuese për Euro2020.

Ishte Anglia skuadra që mposhti Dardanët me rezultatin 5-3. Mirëpo kjo nuk ishte humbja e vetme për kombëtaren e Kosovës.

Është mesfushori, Besart Halimi ai i cili do t’i mungojë Kosovës për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi në tetor.

Krejt kjo pasi mesfushori në takimin e djeshëm është ndëshkuar me karton të verdhë dhe e ka plotësuar numrin e tyre.

Ndeshja e Kosovës me Malin e Zi do të mbahet më 14 tetor në ora 20:45.