Haziri thotë se takimi ishte i rastësishëm

Haziri thotë se takimi ishte i rastësishëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur të rastësishëm takimin e tij me sekretarin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqajn.

Haziri tha për kp se në këtë takim të rastësishëm, siç e quajti ai, nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm LDK-PSD.

“Takim rasti o vëlla, sen s’ka pas”, tha fillimisht ai.

Në një bisedë telefonike, ai u shpreh se i duket e pakuptimtë që po pyetet për një takim të rastësishëm, duke thënë se njëherë janë njerëz e më pas politikanë.

“Po çfarë diskutimi o vëlla. Po na jena njerëz mas pari, tani jemi politikan. Shihen njerëzit në rrugë flasin”, tha Haziri.

Ai u pyet nga edhe për takimin e djeshëm të kryetarit të Podujevës Agim Veliu me kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun, për çka tha se nuk ka çfarë të diskutohet.

“Agimi e ka thënë edhe vet që nuk është taku. Nuk e di pse duhet me diskutu kur Agimi ka thënë vet që s’u taku”, tha ai.

Kurse dhe zëdhënsja e PSD-së Natyra Kuçi për rtv21.tv tha se ky takim ishte i rastësishëm, por që u diskutua për situatën politike në vend.