Majlinda Kelmendi  kampione edhe në Grand Prixin.

Majlinda Kelmendi  kampione edhe në Grand Prixin.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi️ fitoi medaljen e parë të artë pas rreth 1 viti e gjysmë, në Grand Prix që po mbahet në Uzbekistan.

Kelmendi mposhti zviceranen Tschopp në kategorinë deri në 52 kilogramë. Majlinda u bë kampione edhe në Grand Prixin.

Suksesin e njëjtë me të e ndanë edhe Distria Krasniqi e cila fitoi Medaljen e Artë, duke mposhtur, Eva Csernoviczkin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ndërsa pritet që pas këtyre dy ndeshjeve, të ndeshet edhe  xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova. /21Media