Nënshkruhet marrëveshja

Nënshkruhet marrëveshja

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur, të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës. Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim mortor është 230 euro, të cilat mbulohen me mjete buxhetore të komunës së Malishevës.

Mbulimi i shpenzimit për shërbimet e varrimit, sipas kësaj marrëveshjeje, në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me pagesën e anëtarësisë ndaj Bashkësisë Islame, çështje e cila edhe më tutje mbetet në raportet e deritanishme të qytetarëve me Bashkësinë Islame.

Kuvendi i Komunës së Malishevës gëzon të drejtën e shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, në rast se Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë nuk përmbush obligimet e veta sipas nenit 2 dhe 5 të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja fillon së zbatuari prej datës 01.01.2019 dhe përfundon më 31.12. 2020.

Edhe Prishtina, Drenasi, Suhareka, Skenderaj dhe komunat e tjera kanë realizuar projektin për t’i mbuluar shpenzimet në rastet e vdekjeve.