Performanca e Fjollës mori vëmendje të mëdha

Performanca e Fjollës mori vëmendje të mëdha

Këngëtarja, Fjolla Morina dje në Skenderaj mori pjesë në një koncert gjatë të cilit ajo pati një performancë provokative, ku është shfaqur para publikur që kryesisht ishin fëmijë.

Në lidhje me performancën e saj, ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale. Ata që kanë reguar kanë qenë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Milaim Zeka, i cili në rrjetin social Facebook, ka pyetur se ku kanë mbetur ata, të cilët e kanë kritikuar atë për fjalorin banal të tij, teksa e ka publikuar edhe një fotografi të Fjollës gjatë performancës së djeshme.

“Sa shume ka “arrite” Drenica?!!! Disa namuzeli, qe 1000 te zeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor banal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa … E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?!!!“, ka shkruar Zeka në Facebook.

Një reagim i tillë ka ardhur edhe mbrëmë, nga deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili gjithë këtë paraqitje të Fjollës e ka komentuar vetëm me një koment “Bac falna”./21Media