"Pinocchio", kënga më e re e Mozzikut

“Pinocchio”, kënga më e re e Mozzikut

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Mozzik, solli këngën e re. Kënga titullohet “Pinocchio” dhe u publikua vetëm në versionin audio, transmeton rtv21.tv

Të gjitha këngët e tij të reja janë punuar në studion “2 Euro Music”, nën produksionin e MaCloud.

Po ashtu, edhe partnerja e tij, Loredana solli projektin e ri muzikor. Projekti i saj titullohet “Jetzt rufst du an” dhe u shoqërua me videoklip, të cilin e realizoi Fati Media Group GmbH.

Kohëve të fundit, Loredana dhe Mozzik ishin pjesë e pandashme e mediave rozë. Loredana u akuzua se mori nga një çift zviceran mijëra franga, akuza të cilat i hodhi poshtë ajo në një konferencë për media në Prishtinë./21Media