Edhe në “Dardani” ka filluar votimi

Në shkollën “Dardania” ka filluar procesi i votimit

Në shkollën “Dardania” në Prishtinë tani më është hapur vendvotimi me kohë pra në orën 07:00. Sipas menaxherit të kësaj qendre në këtë vendvotim kanë të drejt vote 9 mijë e 500 qytetarë dhe janë angazhuar rreth 65 vëzhgues dhe tani për tani po vërehet një numër i vogël i votueseve.

Menxheri i projekti tha se nuk ka ndonjë parregullsi, raporton rtv21.tv.

Në gjithë Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë./21Media

Back to top button