“Edhe në këtë moshë, Kadare nuk po resht së krijuari kryevepra”

Thaçi ka shprehur urimet më të mira për Kadarenë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadarenë me rastin e 83 vjetorit të lindjes së tij.

Thaçi përmes një shkrimi në facebook është shprehur se Kadare edhe në këtë moshë nuk po ndalet të krijojë kryevepra.

“Shkrimtarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shpreh urimet më të mira në 83 vjetorin e lindjes. Edhe në këtë moshë, mendja e tij krijuese nuk po resht së krijuari kryevepra letrare dhe eseistike. I dëshiroj shëndet, qetësi krijuese dhe lumturi në gjirin e familjes së shquar Kadare, me të cilën krenohet gjithë kombi ynë!”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ismail Kadare ka lindur më 28 janar të vitit 1936. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi./21Media

Back to top button