Këngë nga albumi i ri i  Ronës

Këngë nga albumi i ri i  Ronës

Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu më 16 maj ka publikuar në Youtube një këngë nga albumi i dytë  “Mindil”, në të cilin ka bërë një përzgjedhje të këngëve të cilat i përkasin trashëgimisë së pasur muzikore të popullit tonë.

Kënga me “Me lule t’bukra” është shoqëruar me një videoklip të veçantë nga produksioni ASHA, shkruan rtv21.tv

Kënga dhe klipi i Ronës ka bërë jehonë të madhe edhe në Spanjë, ku “ogaespain.com (O.G.A.E.)” e ka promovuar.

O.G.A.E. (Organizata e Përgjithshme e Amatorëve të Eurovizionit) është klubi ndërkombëtar i tifozëve të Eurovizionit. Qëllimi i tij është të shkëmbejë informacion dhe të promovojë interesi e festivalit në çdo vend.

Ndryshe, Rona Nishliu më 20 maj me një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut e ka promovuar  albumin e ri “Mindil”./21Media