Edhe në Suharekë votimi fillon me kohë

Në Suharekë të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë

Gazetari i RTV21 nga terreni njofton se edhe në edhe në Suharekë të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë.

Kjo komunë ka 33 qendra të votimit me 88 vendvotime. Në zgjedhjet e parakohshme nacionale 2017 në këtë komunë janë 65761 qytetarë me të drejtë vote, 3531 qytetarë me shumë nga sa ishin në zgjedhjet nacionale të vitit 2014.

Procesi i votimeve po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media

 

Back to top button