‘Edhe nëse protestojnë 5 milionë njerëz, nuk do t’ua plotësoj asnjë kërkesë’

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se nuk ishte i mahnitur nga protestat dhe se ai nuk do të lëshojë pe para presioneve jashtë institucioneve

“Ju dëshironi zgjedhjet? Çfarë doni? Të lëshojë pe para marrëzirave tuaja, jo nuk do ta bëj këtë. As që më bie ndërmend”, tha Vuçiq për media pas tribunës së partisë SNS “Femrat e fuqishme për një Serbi të fortë”.

Ai nënvizoi se asnjë kërkesë kurrë nuk do ta përmbushë.

“Pesë milionë mund t’ju dalin, mundeni vetëm të fitoni zgjedhjet dhe pastaj të përmbushni atë që i është premtuar popullit. Nuk do të punoj nën presione, andaj ndryshoj nga të gjithë të tjerët,” tha Vuçiq. Protestat në Beograd u organizuan për shkak të rrahjes së politikanit serb Borko Stefanoviq, por Vuçiq thotë se nuk bëhet fjalë për protestë qytetare, por të opozitës.

“Nuk është problem. Mendoj se kemi pasur një protestë të organizuar në mënyrë demokratike, se shteti ka vepruar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet. Nuk kishte polici, asgjë. Askush nuk i pengoi ata të ecnin kudo që donin. Nuk kishte koka të përgjakura, si në disa vende që na mbajnë predikime për sjellje demokratike, “tha Vuçiq.

Ndryshe, mbrëmë rrugët e Beogradit ishin mbushur me mijëra protestues, të cilët siç thonë janë kundër dhunës politike në Beograd. Deri protestuesit po bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, nga kazermat ushtarake kanë dalë mjetet e blinduara ushtarake, duke përfshirë edhe tanket.

Kjo protestë ka shkak pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Po ashtu mediat serbe nuk kanë dhënë asnjë informacion për lëvizjet e ushtrisë serbe, por në rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video të lëvizjeve të ushtrisë.

Back to top button