Pas SHBA edhe Guatemala hapë ambasadën në Jerusalem

Pas SHBA edhe Guatemala hapë ambasadën në Jerusalem

Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu morën pjesë në ceremonialin e hapjes së ambasadës së Guatemalës në qytetin e ndarë të Jerusalemit.

Guatemala është në mesin e numrit të vogël të vendeve që kanë mbështetur vendimin e presidentit Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem. Këtë veprim e ka paralajmëruar ta realizojë deri në fund të majit edhe Paraguaji./21Media