Edhe një ëndërr e realizuar: Burcu Özberk diplomon në moshën 32 vjeç

Aktorja,  Burcu Özberk u diplomua në universitet.  32-vjeçarja, e diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Ankarasë në Universitetin Hacettepe, ka ndarë gëzimin e me ndjekësit e saj.
Özberk duke hedhur kapelën shprehu ndjenjat me këto fjalë:
“Diplomimi me vonesë… Na vunë një gur në kohë, por sot u diplomova me lule dhe duartrokitje. Dëshiroj të falënderoj edhe një herë rektorin tonë, drejtorinë tonë, profesorët e mi të dashur dhe drejtuesin e departamentit që ishin me mua gjatë gjithë këtij procesi. Fillova të punoja ndërsa studioja në universitet dhe gjithmonë ishte ëndrra ime të merrja diplomën. Një tjetër ëndërr e realizuar. Jam shumë e lumtur që jam diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Ankarasë në Universitetin Hacettepe.”, shkroi aktorja turke./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Burcu Özberk (@burcuozberk)

Back to top button