Edhe një fëmijë i lënduar në incidentin ku vdiq polici

Policia jep detaje për shpërthimin në Zhur

Një fëmijë i moshës 8-9 vjeçare ka pësuar lëndime në incidentin ku nga një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit ka vdekur një pjesëtar i Policisë e u lënduan dy të tjerë.

Lajmin për lëndimin e fëmijës në këtë incident e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një fëmijë 8-9 vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore”, tha Osmanollaj.

Policia e Prizrenit njoftoi pak më herët se nga një shpërthim në një shtëpi që ishte cak i bastisjes nga Policia kishin pësuar lëndime tre policë dhe një qytetar.

Njëri prej policëve të lënduar ka vdekur./kallxo

Back to top button