''Martesa'' rrëmbeu çmim

”Martesa” rrëmbeu çmim

Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit ka arritur të fitojë  çmimin “Filmi i parë më i mirë në bashkëpunim” në festivalin e filmit në Los Angelos.

Filmi “Martesa” paraqet një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Skenarin e filmit e kanë realizuar Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha, ndërsa në tri personazhet kryesore luajnë: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, në festivalin e filmit në Los Angelos edhe filmi ”T’padashtun” i regjisorit kosovar, Edon Rizvanolli ka fituar çmimin AUDIENCE AWARD – FEATURE./21Media

Filmi kosovar rrëmben çmim në Los Angelos