Petrit Bojaxhiu ftohet nga Specialja

Petrit Bojaxhiu ftohet nga Specialja

Ish ushtari i UÇK-së dhe kapiteni aktual i shtabit të përgjithshëm të FSK-së, Petrit Bojaxhiu, është i ftuari i rradhës nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Sharr, Bojaxhiu i është përgjigjur pozitivisht ftesës.“Me këtë rast ne si OVL-UÇK reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale për padrejtësinë që po i bëhet bashkëluftëtarëve tanë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Sipas njoftimit, Bojaxhiu do të intervistohet me 25 shtator, ndërsa nuk është treguar se në çfarë cilësie do të intervistohet, si dëshmitar apo i dyshuar./kallxo