Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Imer Zogaj ftohet në cilësinë e dëshmitarit

Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj është ftuari i radhës i Gjykatës Speciale. Zogaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit, dhe ka bërë të ditur se para Gjykatës do të paraqitet me 21 janar 2020.

-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!
-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo është ftesa e tretë për sivjet, ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës në kuadër të PDK-së, Ferat Shala  është ftuar dy ditë më parë, kurse edhe ish- pjesëtari i UÇK-së , Agron Limani nga zona operative e Pashtrikut ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale me 7 janar./21Media

Back to top button