Shefqet Buçaj, i ftuari i radhës i Speciales

Shefqet Buçaj, i ftuari i radhës i Speciales

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet fjalë për Shefqet Buçaj. Ai ka qenë ushtar në Zonën Operative të Pashtrikut.

Lajmin se Buçaj ka marr ftesë nga Specialja e ka bërë publik kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut. Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë.”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000.