Edhe një ftesë nga Specialja

Ftohet Nuhi Krasniqi

Ish ushtari i UÇK-së, Nuhi Krasniqi nga Malisheva është ftuar nga Gjykata Speciale.

Duke u shprehur i bindur se Krasniqi do të dalë i pastër, lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati. Nuk është bërë e ditur se kur do të paraqitet Krasniqi para Dhomave të Specializuara dhe në çfarë cilësie.

Ndërkohë që ftesat për ish pjesëtarët e UÇK-së po vijnë nga Gjykata Speciale, ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë./21Media

Back to top button