Ajeti pritet të bëhet pjesë e West Hamit

Ajeti pritet të bëhet pjesë e West Hamit

Edhe një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet kampionatit anglez. Sipas “Sky Sports”, Albian Ajeti pritet të bëhet pjesë e West Hamit.

Pas një paraqitje fantastike te Baseli por, edhe në përfaqësuesen e Zvicrës, West Ham, ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.

Sipas “Sky Sports”, marrëveshje është afër mbylljes dhe West Ham do t’i paguajë 12 milionë euro Baselit për futbollistin e origjinë shqiptare që mbron ngjyrat e Zvicrës.

Ajeti mund të bëhet kështu futbollisti i katërt shqiptar që luan në Premier Ligë këtë stinor, pas Xherdan Shaqirit (Liverpool), Granit Xhakës e Shkodran Mustafit (Arsenal).