Ftesë për Salih Mustafën

Ftesë për Salih Mustafën

Ftesë nga Gjykata Speciale ka pranuar edhe ish eprori i Zonës Operative të Llapit, Salih Mustafa, i njohur si Cali. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

Dje ka marrë ftesë edhe Abelard Tahiri , ministër i Drejtësisë në detyrë nga radhët e PDK-së.

E gjatë javës së kaluar, ftesa morën edhe Fadil Beka, Fatmir Sopi dhe Sejdi Veseli.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media