Dy të vdekur nga aksidenti i djeshëm

Dy të vdekur nga aksidenti i djeshëm

Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti i djeshëm në Korenicë të Gjakovës, nga i cili janë lënduar gjashtë persona.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Po mbrëmë në ora 21:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti i djeshëm në Korenicë të Gjakovës”, ka treguar Podrimaj për rtv21.tv

Sipas saj, viktima e dytë është mashkull i lindur në vitin 2010, shtetas i Shqipërisë./21Media