Së shpejti diçka e re nga artistët

Së shpejti diçka e re nga artistët

Dy këngëtarët e mirënjohur dhe mjaft të pëlqyer nga publiku, Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi do të vijnë edhe me një bashkëpunim.

Artistët e njohur, në muajin nëntor publikuan projektin e tyre të titulluar “Simpatia e shkollës” kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku.

Kurse, Sabri Fejzullahu sot njoftoi që në muajin janar do publikohet edhe një bashkëpunim tjetër i tyre.

“Në janar vjen projekti radhës prap një duet me kolegen time Leonoren”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

“Simpatia e shkollës” nuk është projekti i parë i dyshes, pasi që “Jug e Veri” titullohet kënga e parë e Leonorës dhe Sabriut e publikuar në vitin 2017. /21Media