Laura Fazliu "pushton" majën e podiumit në Sarajevë

Laura Fazliu “pushton” majën e podiumit në Sarajevë

Laura Fazliu është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Garuesja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Në finale, Laura mundi holandezen, Nadia Krahten.

Flaka Loxha fitoi të shtunën medaljen e artë në -57 kg, kurse, Laura sot ngriti flamurin e Kosovës dhe himnin tonë në Sarajevë. /21Media