Ata thonë se do të marrin veprime sindikale

Ata thonë se do të marrin veprime sindikale

Në rast të mos finalizimit të ligjit të punës të viteve të 90-ta, në afatin e përcaktuar prej dy javësh SBASHK do të marrë vendim që të përgjigjet me veprime sindikale.

Kështu paralajmëruan të premten drejtues të SBASHK-ut. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se kanë bërë dy kategorizime për pagat e mësimdhënësve që kanë punuar në vitet e 90-ta, si rrjedhojë ata që kanë punuar prej 1 deri ne 5 vite do të paguhen me 65% e pagës ndërsa ata që kanë punuar mbi 5 vite do të paguhen me 75% të pagës bazë.

Meqenëse në Kosovë me ligjin ekzistues nuk lejohet marrja e dy pagave, atëherë mësimdhënësit do të marrin përqindjen e premtuar në formë pensioni. Jasharaj u shpreh optimist se ligji do të finalizohet dhe nuk do të ketë probleme në këtë çështje.

Ai tha se një çështje shumë e rëndësishme është mbrojtja e personalitetit të mësimdhënësit, pasi që kohëve të fundit është vërejtur dukuria e paraqitjes së dhunës nëpër shkolla, e siç duket palët nxënës-mësimdhënës “i kanë ngatërruar rolet.”.