Edhe një rast i dhunës në familje

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njoftoi se është raportuar  një rast i dhunës në familje në Ferizaj.

Sipas tyre, në mesnatë rreth orës 03:30 është arrestuar një person, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, shkruan rtv21.tv

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fenomeni më paralizues në familje dhe shoqëri është dhuna.

Në raportin 24 orësh të Policisë, çdo ditë raportohen disa raste të dhunës në familje në shumë komuna të Kosovës. Vetëm më 7 gusht 2019, u raportuan 6 raste të dhunës në familje në komunat Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Suharekë dhe Junik.

Ndërkaq, më 22 nëntor u publikuan të dhënat e anketës së OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë, ku u tha se gjatë vitit 2019 janë raportuar mbi 1 mijë e 700 raste të dhunës në familje./21Media

Back to top button