Nderohet me këtë çmim

Nderohet me këtë çmim

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” u shpërblye me vendin e dytë në Festivalin “Cheonean Folkore and Dance Festival”, i cili u mbajt nga data 25 deri 29 shtator në Korenë e Jugut.

Kjo u bë e ditur nga vetë udhëheqësi artistik i këtij institucioni, Ylber Asllanaj përmes një postimi në Facebook.

“Akkv “SHOTA” nderohet me VENDIN E DYTË. Urime të gjithë atyre që e dhanë edhe pikën e fundit të djersës dhe nuk kursyen asgjë që, atdheut tonë, ti rrisin namin edhe në këtë pjesë të largët të botës!”, shkroi Asllanaj, transmeton rtv21.tv

Në këtë festival që morën pjesë ansamble nga e gjithë bota, “Shota” është i vetmi ansambël shqiptar që ishte në garë më 17 shtete pjesëmarrëse Rumania, Turqia, Polonia, Çekia, Egjipti, Kenia, Bolivia, Ekuadori, Paraguai, Kolumbia, Meksiko, Indonezia, Uzbekistani, Malajzia, Tailanda dhe Palau.

“Cheonean Folklore and Dance Festival”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit të Koresë, është një ndër festivalet më të mëdha në këtë vend dhe njëkohësisht anëtar i FIDAF (Federation of International Dance and Art Festivals)./21Media