Lë pas Mbretëreshën Elizabetë II

Lë pas Mbretëreshën Elizabetë II

Ish-zonja e parë e shtetit amerikan, Michelle Obama, është gruaja më e admiruar në botë, sipas një sondazhi të fundit nga YouGov. Fansat e Michelle Obama votuan për të në rrjete sociale.

Ky sondazh intervistoi rreth 42 mijë njerëz në 41 vende. Dikush nga fansat tha: “E admiroj Michelle Obama për disa arsye. E desha që nga momenti kur u publikuan fotografitë e saj nga shopingu në Target, si zonja e parë. E dija që ajo është si ne”. Ndërsa, dikush tjetër shtoi se nuk është befasi që ajo u përzgjodh si njëra ndër gratë më të admiruara, transmeton rtv21.tv

Pas zonjës Obama renditet Oprah Winfrey në vendin e dytë, aktorja Angelina Jolie në vendin e tretë dhe Mbretëresha Elizabetë II, e katërta në listë.

Ndërsa, ish-sekretaresha e shtetit amerikan, Hillary Clinton, u rendit në vendin e tetë, para Taylor Swift, Maddona dhe Ellen DeGeneres. Kurse, zonja e parë e shtetit amerikan, Melania Trump renditet në vendin e 19-të.

Miliarderi Bill Gates është përzgjedhur si njeriu më i admiruar në planet, pas tij presidenti Obama.

Sipas sondazhit, në vendin e 14-të është renditur presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa në vendin e 10-të, presidenti rus, Vladimir Putin./21Media