Për më pak se një minutë kosovarja mposhti kroaten

Për më pak se një minutë kosovarja mposhti kroaten

Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018”.

I kanë mjaftuar më pak se një minutë, Nora Gjakovës që ta mposhtë me Ippon kroaten, TenaSikiq në çerekfinalen e garave të xhudos, kategoria 57 kg, në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Në gjysmëfinale, Nora takohet me tunizianen, Ghofran Khelifi e cila mundi Priscilla Gnetton.

Raundin e parë, Nora e kishte kaluar pa luftë.

Edhe Distria Krasniqi sot i nis me fitore garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Xhudistja kosovare mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez, në kategorinë 52 kilogramë.

Distria Krasniqi e nis garën me fitore

Kosova për herë të parë po marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” që po mbahen në Spanjë. 40 sportistë, 13 trajnerë dhe 4 gjyqtarë po përfaqësojnë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare.

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018. / 21Media