Nora mposhti xhudisten bullgare

Nora mposhti xhudisten bullgare

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, mposhti me Ippon, Ivelina Ilievan e Bullgarisë, në Grand Prix në Budapest, në kategorinë -57 kilogramë.

Me këtë fitore, Gjakova kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me xhudisten e Panamasë, Miryam Roper.

Fillimisht, mposhti xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, në luftën e parë, në kategorinë -57 kilogramë. Pastaj, në çerekfinale e mposhti xhudisten Abzetta Zouleiha Dabonne nga Bregu i Fildishtë.

Në gjysmëfinale është edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi./21Media