Edhe pa Britaninë funksionon BE-ja!

Sipas Mogherinit Largimi i Britanisë nuk do të ndikojë në funksionimin e BE-së

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, nuk do të ndikojnë dukshëm në mbrojtjen dhe sigurinë e BE-së, tha sot Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Sipas saj, edhe pse Britania është një shtyllë e rëndësishme e NATO-s, me kapacitetet e saj bërthamore dhe buxhetin më të madh në Evropë për mbrojtje në kuadër të Aleancës, largimi saj nuk do të ndikojë në sigurinë e BE-së dhe po ashtu në funksionimin e saj, raporton AP.

Të mërkurën Britania e Madhe filloi procesin zyrtar të shkëputjes nga Bashkimi Evropian

Back to top button