Pacolli e konsideron këtë konferencë mundësi të mirë

Pacolli e konsideron këtë konferencë mundësi të mirë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munchen të Gjermanisë. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Pacolli i cili ka deklaruar se kjo konferencë është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me liderë botërorë.

“Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pjesë e kësaj konference janë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij, Ilir Meta. 

Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Munchen, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov./21Media