Edhe Pacolli pjesë e Lutjeve të Mëngjesit nën drejtimin e presidentit Trump

Thaçi e Pacolli në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.

Sipas një komunikate për medie nga MPJ, gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA,  Pacolli do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.

Numri dy i Qeverisë pritet të ketë agjendë të ngjeshur nëpërmjet takimeve dy-palëshe dhe shumëpalëshe me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse.

Zyra e Presidentit të Kosovës dje ka konfirmuar për RTV21 se edhe Hashim Thaçi ka pranuar ftesën javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan./21Media

 

Back to top button