Kishat katolike me ndihma për zonat e prekura nga tërmeti

Kishat katolike me ndihma për zonat e prekura nga tërmeti

Para Françesku ka dhuruar 100 mijë euro për Shqipërinë, si akt solidarizimi për tërmetin që la të vdekur 41 persona.

Fondi është dhënë nga Dikasteri për Shërbimin dhe Zhvillimin Njerëzor të Selisë së Shenjtë.

Ky fond do të vijojë edhe me ndihma të tjera që janë aktivizuar në të gjitha kishat katolike në botë, nga Konferenca Episkopale dhe Organizat Bamirësie.

Kujtojmë se mijëra qytetarë janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Ata kanë dhuruar para, ushqime, veshëmbathje dhe shtëpi strehimi për shqiptarët./21Media