Masakra në Burgun e Dubravës tregon më së miri natyrën gjenocidale të Serbisë

Masakra në Burgun e Dubravës tregon më së miri natyrën gjenocidale të Serbisë

Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka kujtuar njëren nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë.

“Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999. Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

I pari i vendit tha se edhe pas 20 vjetësh askush nuk është dënuar.

“Edhe pas 20 viteve, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka shkruar tutje.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999./21Media