Sanchez u largu nga United për të shpëtuar karrierën e tij

Sanchez u largu nga United për të shpëtuar karrierën e tij

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë që Alexis Sanchez duhej të largohej nga “Djajtë e kuq” për të shpëtuar karrierën e tij.

Kiliani u transferua te Interi gjatë kësaj vere në formë të huazimit për 1 vjet.

“Kjo është zgjedhja më e mirë për të gjithë”, tha Solskjaer. Më pas ai shtoi se për të sulmuesit kryesor janë Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Mason Greenwood.

Edhe pse këtë sezon Sanchez do të luaj tek Interi, një pjesë e rrogës së tij do të paguhet nga Manchester United. Sipas një raporti të Sportsmail, “Djajtë e kuq” do të paguajnë rreth 400 mijë pound në javë. Inter ka pranuar të paguajnë vetën 4.5 milionë punds, ndërsa Sanches fiton 21 milionë paunds në vit.

Sanchez u bë pjesë e United në janar të vitit 2018, duke shënuar vetëm tri gola në 32 paraqitje./21MEDIA