Dy muaj nga ndarja e çiftit

Dy muaj nga ndarja e çiftit

Dy muaj më parë, çifti i mirënjohur i estradës, Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre. Ka kohë që u përfol për raportet e ftohura të çiftit, por ata gjithmonë e mohonin këtë.

Por, e gjitha u zbulua me një postim të Robertit, kur tregoi se ai dhe Nora nuk janë më bashkë. Në fund të postimit të tij, këngëtari shkroi “Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, transmeton rtv21.tv

Por, edhe përkundër ndarjes, ata po ruajnë raportet e mira shoqërore. Në fotografinë e fundit që publikoi Nora me një fustan të shkurtër, ku shfaqet shumë tërheqëse, nuk mungoi pëlqimi i Robertit.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti.

Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee. Në vitin 2014, Nora i kishte dedikuar këngën “Baby jem” Robertit, pjesë e klipit ishte edhe ai. Ndërsa në vitin 2017 ata kanë sjellë bashkëpunimin e parë me titull “Ska inat”, që u pëlqye shumë nga fansat e dyshes./21Media