E përkrahë atë edhe në projektin e ri

E përkrahë atë edhe në projektin e ri

Sot u publikua “Anna”, kënga e re e Nora Istrefit me reperin Gjiko. Ndonëse ka vetëm dy orë që nga publikimi i saj, bashkëpunimi i tyre po pëlqehet shumë nga fansat e dyshes.

Përkrahje të madhe për këtë këngë po marrin edhe nga artistët e shumtë, e në mesin e tyre edhe nga ish-bashkëshorti i Norës, Roberti, i cili edhe përkundër ndarjes po e përkrahë atë vazhdimisht, shkruan rtv21.tv

Për tekstin u përkujdesën Gjiko dhe artistja Era Istrefi, ndërsa për muzikën Claydee Lupa. Kurse për vizuelizimin produksioni Sekuencë./21Media