Prokuroria nis hetimet për privatizimin e hidrocentraleve

Prokuroria nis hetimet për privatizimin e hidrocentraleve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës vendimin për nisjen e hetimeve ndaj tetë personave të përfshirë në shitjen e Distribucionit të KEK-ut.

në aktvendimin për hetime janë gjashtë zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë 5 ish-ministra, tre prej këtyre ministrave janë anëtarë momentalë të qeverisë. Hetimet kanë nisur edhe ndaj një zyrtari të KEK-ut dhe një zyrtari të qeverisë të përfshirë në implementimin e kontratës.

Procesi i privatizimit të KEDS-it ishte udhëhequr nga Komiteti i Privatizimit, i cili drejtohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik që në atë kohë ishte Besim Beqaj. Pjesë e komitetit drejtues ishin edhe Mimoza Kusar-i Lila (ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë), Dardan Gashi (ministër i Mjedisit), Bedri Hamza (ministër i Financave), Nenad Rashiq (ish- ministër i Punës).