Më 14 nëntor, Kosova do të udhëtojë në Çeki

Më 14 nëntor, Kosova do të udhëtojë në Çeki

Pasi krijoi fanella speciale për futbollistët, kompania 14 Fourteen, krijoi një model special edhe për gardianët e Kosovës, për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Ngjyra e gjelbër dhe ajo e verdhë do të jenë për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë. Ndërkohë, fanella me ngjyrë portokalli do të jetë për ndeshjen ndaj Anglisë.

Më 14 nëntor, Kosova do të udhëtojë në Çeki, ndërsa më 17 nëntor e pret Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./21Media