Me daulle, muzikë e veshje tradicionale u martua vajza e Fadil Berishës

Me daulle, muzikë e veshje tradicionale u martua vajza e Fadil Berishës

Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili njihet edhe ndërkombëtarisht, këto ditë ka pasur festë në familje. Siç mësohet ai ka martuar vajzën e tij, e cila është më e madhja nga fëmijët, shkruan rtv21.tv

Edhe pse Berisha i larguar nga vendlindja qysh në moshën e fëmijërisë, ai dhe familja e tij nuk i kanë harruar traditat shqiptare. Kjo pasiqë ceremonia e vajzë së saj është bërë sipas traditës shqiptare, me veshje, muzikë e instrumente, siç kremtojnë shqiptarët.

Disa foto dhe video nga ceremonia, fotografi i njohur i ka hedhur në profilin e tij në Instagram, me ç’rast kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet me urime nga më të ndryshmet.

Më poshtë ju sjellim disa pamje nga ceremonia./21Media