Edhe PSG interesohet për De Ligt
12 Mars 2019
Shtohet numri i skuadrave të interesuara për talentin holandez
Shtohet numri i skuadrave të interesuara për talentin holandez
Eliminimi nga Liga e Kampionëve është i papranueshëm për presidentin e klubit parisien, Nasser Al Khelaifi, i cili nga viti 2011, kur mori drejtimin e skuadrës e deri më sot ka shpenzuar plot 1 miliard euro për të arritur një trofe të rëndësishëm.
Eksperimentet e vazhdueshme ndër vite nuk kanë dhënë rezultat e tashmë sheiku së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë vënë në lëvizje për të kryer transferime të rëndësishme.
Parisi ishte një ndër kandidatët për shërbimet e Frenkie de Jong, i cili më pas arriti marrëveshjen me Barcelonën. Tashmë kampionët e Francës po mundohen të bindin një tjetër talent të Ajaxit, kapitenin Mathijs De Ligt.
Mbrojtësi është dëshirë e shumë klubeve, pasi përveç Barcelonës në garë janë edhe Juventusi dhe Bayern Munichut. Për të bindur De Ligt, PSG po punon shumë me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të Ajaxit, por në momentin që situata do të behet më konkrete, atëherë kampionët e Francës do të kenë gati një ofertë të parezistueshme. Gjithsesi, fjala e fundit i takon mbrojtësit De Ligt.