Roberti publikoi një storie të Renees nga pushimet

Roberti publikoi një storie të Renees nga pushimet

Ditët e fundit, mediat rozë u vërshuan nga lajmi për ndarjen e çiftit më të dashur të estradës, Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Ata ishin bashkë për më shumë se një dekadë. Nga martesa disavjeçare kanë një vajzë me emrin Renee, shkruan rtv21.tv

Së fundi, Nora tregoi se po shijon pushimet me Reneen në Turqi, prej nga edhe po poston vazhdimisht imazhe të bukura. Por, ajo çka befasoi fansat sot ishte një storie e Robert Berishës, ku shihej Renee, teksa po argëtohej pa fund. Se a iu është bashkuar edhe ai atyre në pushime, apo për çka po bëhet fjalë ende nuk dihet.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë./21Media